Trumpi thotë se ShBA-ja e Irani janë shumë afër marrëveshjes - NACIONALE

Trumpi thotë se ShBA-ja e Irani janë shumë afër marrëveshjes

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se vendi i tij dhe Irani janë shumë afër një marrëveshjeje, pasi Teherani është pajtuar me pothuajse të gjitha kërkesat e Uashingtonit.

Ai shtoi se Irani është i gatshëm që tani “të bëjë gjëra” për të cilat më parë nuk ka qenë i gatshëm, raporton televizioni BBC.

Më tej, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Irani është pajtuar që të mos ketë armë bërthamore për më shumë se 20 vjet.

“Është shumë mirë që do të bëjmë një marrëveshje me Iranin dhe do të jetë marrëveshje e mirë, do të jetë një marrëveshje pa armë bërthamore” – deklaroi ai.

“Ne kemi një deklaratë shumë të fuqishme, përtej 20 viteve, që ata nuk do të kenë armë bërthamore. Le të jemi të sinqertë, nuk ka kufi 20-vjeçar” – shtoi presidenti amerikan.

Ende nuk është vërejtur ndonjë reagim i menjëhershëm nga Irani.

Lajme të ngjashme