Trumpi thotë se ShBA-ja e India janë pajtuar për pakt tregtar e ulje taksash
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se është pajtuar me Indinë për një marrëveshje tregtare dhe se shteti aziatik gjithashtu është pajtuar për ta ndërprerë blerjen e naftës ruse e për të blerë më shumë nga ShBA-ja e potencialisht edhe nga Venezuela.
“Nga miqësia dhe respekti për kryeministrin Modi dhe, me kërkesën e tij, me efekt të menjëhershëm, ne u pajtuam për një marrëveshje tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë, ku Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë një taksë reciproke të zvogëluar, duke e ulur atë nga 25 në 18 për qind” – shkroi presidenti amerikan në rrjete sociale pas një telefonate me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, Modi gjithashtu u zotua që të blejë produkte të energjisë, teknologjisë, bujqësisë e produkte të tjera nga ShBA-ja me vlerë prej më shumë se 500 miliardë dollarësh.
Lajmin për uljen e taksës shtesë prej 25 për qind e konfirmoi edhe një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.