Trumpi thotë se kurdët e zhgënjyen ShBA-në: Menduam se do të na jepnin armë, s’na dhanë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai është “shumë i zhgënjyer me kurdët”, kur po fliste për përpjekjet për armatosjen e popullit iranian.
“Ata [iranianët] duan të dalin në rrugë. Nuk kanë armë. Nuk kanë pushkë. Ne menduam se kurdët do të na jepnin armë, por kurdët na zhgënjyen” – tha presidenti amerikan para gazetarëve në Zyrën Ovale, raporton televizioni CNN.
Në mars, ky televizion kishte raportuar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ishte duke punuar për t’i armatosur forcat kurde me qëllimin që të ushqehej një kryengritje popullore në Iran.
Trumpi pretendoi se e dinte që kjo përpjekje nuk do të funksiononte. “Unë thashë se nuk do të funksiononte, meqë ra fjala, thjesht më duhet ta them. Unë nuk u pajtova me atë që ata e bënë. Ata e bënë. Unë thashë se ata kurrë nuk do të arrijnë atje dhe kisha të drejtë” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
“Ne dërguam disa pushkë me municion dhe duhej të shpërndaheshin, por ata i mbajtën ato” – shtoi presidenti amerikan.