Trumpi thotë se iranianët duhet të ngrihen kundër qeverisë, nëse shpallet armëpushim - NACIONALE

Trumpi thotë se iranianët duhet të ngrihen kundër qeverisë, nëse shpallet armëpushim

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën para gazetarëve se populli iranian duhet të ngrihet kundër qeverisë, nëse shpallet armëpushim, por se ai e kupton se për ta, një gjë e tillë është shumë e rrezikshme.

“Ata duhet ta bëjnë këtë, por, sërish, pasojat janë të mëdha. Dua të them, atyre u është thënë: “Nëse protestoni, do të qëlloheni menjëherë” – tha Trumpi në një konferencë për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, raporton agjencia e lajmeve "Reuters".

Presidenti amerikan, i cili ka kërcënuar se do t’i bombardojë qendrat energjetike dhe urat e Iranit, gjithashtu tha se beson që iranianët “do të ishin të gatshëm që të pësonin në këtë mënyrë me qëllim që të kenë liri”.

Sipas Trumpit, Irani mund të shkatërrohet brenda një nate “dhe ajo natë mund të jetë nesër mbrëma”, duke e paralajmëruar Teheranin se duhet të bëjë marrëveshje deri të martën në mbrëmje ose do të ballafaqohet me fushatë më të gjerë bombarduese.

Lajme të ngjashme