Trumpi refuzon të tregojë se a është ende në fuqi armëpushimi me Iranin - NACIONALE

Trumpi refuzon të tregojë se a është ende në fuqi armëpushimi me Iranin

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të hënën refuzoi të tregonte nëse armëpushimi mes vendit të tij dhe Iranit mbetet në fuqi, pasi të dyja palët shkrepën të shtëna në Ngushticën e Hormuzit.

I pyetur nga një gazetar nëse armëpushimi me Iranin ka marrë fund dhe nëse sulmet mund të rinisin që në natën e të hënës, Trumpi tha: “Nuk mund t’jua tregoj këtë”, raporton televizioni CNN.

“Nuk do të... – nëse do t’i përgjigjesha pyetjes, ju do të thoshit se ky njeri nuk është mjaftueshëm i zgjuar për të qenë president” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Më herët të hënën, në një intervistë për televizionin “Fox News”, Trumpi i paralajmëroi forcat iraniane se “do të fshihen nga faqja e dheut”, nëse mundohen që t’i shënjestrojnë anijet amerikane në Ngushticën e Hormuzit ose në Gjirin Persik.

Më vonë gjatë intervistës, presidenti këmbënguli se lufta me Iranin “ushtarakisht... në thelb ka marrë fund”.

Lajme të ngjashme