Trumpi raporton mbi 1,4 miliard dollarë të hyra nga sipërmarrjet e kriptovalutave - NACIONALE

Trumpi raporton mbi 1,4 miliard dollarë të hyra nga sipërmarrjet e kriptovalutave

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raportoi më shumë se 1,4 miliard dollarë të hyra nga sipërmarrjet e kriptovalutave të familjes së tij vitin e kaluar, duke dëshmuar se si ai tani e fiton shumicën e të hyrave të veta nga asetet digjitale që kanë përfituar nga politikat e tij, sipas një analize të të dhënave më të reja financiare të presidentit të martën.

Sipas këtyre të dhënave, Trumpi ka marrë më shumë se 500 milionë dollarë nga sipërmarrja e kriptovalutave “World Liberty Financial”, e cila është bashkëthemeluar nga ai dhe bijtë e tij. Trumpi raportoi edhe 635 milionë dollarë nga shitja e monedhat $TRUMP, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Presidenti gjithashtu raportoi mbi 80 milionë dollarë në të hyra nga marrëveshjet me kompani të ndryshme mediale.

Agjencia “Reuters” ka vlerësuar më parë se familja Trump ka gjeneruar të paktën 2,3 miliardë dollarë fitim nga investitorët që nga koha kur presidenti u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment rreth raporteve financiare.

Lajme të ngjashme