Trumpi publikon dy harta ku Kanadaja paraqitet si pjesë e Shteteve të Bashkuara
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar dy harta provokuese në rrjetin “Truth Social”, ku Kanadaja, shteti i dytë më i madh në botë me sipërfaqe dhe më i madhi në Amerikën e Veriut, paraqitet si pjesë e Shteteve të Bashkuara.
“Oh, Kanada!” – shkroi Trumpi në hartën e parë, ku harta e Shteteve të Bashkuara dhe e Kanadasë shihen pa kufi mes vete, nën ngjyrat e flamurit amerikan.
Në hartën tjetër, territori i të dyja shteteve gjithashtu paraqitet i tëri si ShBA me shkronja të gjitha të mëdha mbi të: SHTETET E BASHKUARA.