Trumpi për Iranin: Po të mos i godisnim brenda dy javëve, do të kishin armë bërthamore - NACIONALE

Trumpi për Iranin: Po të mos i godisnim brenda dy javëve, do të kishin armë bërthamore

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të mërkurën se nëse forcat amerikane nuk do ta godisnin Iranin brenda dy javëve, ky shtet do të kishte armë bërthamore.

“Nëse nuk do të godisnim brenda dy javëve, ata [iranianët] do të kishin një armë bërthamore” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton televizioni BBC.

“Kur njerëzit e çmendur kanë armë bërthamore, ndodhin gjëra të këqija” – shtoi ai.

Irani vazhdimisht ka thënë se programi i vet bërthamor ka qëllime paqësore. Megjithatë, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore tha të martën se kjo organizatë nuk mund të ofrojë garanci se kjo gjë është e vërtetë.

“Përderisa nuk ka pasur dëshmi se Irani është duke ndërtuar një bombë bërthamore, rezervat e tij të mëdha të uraniumit të pasuruar në nivel të armëve bërthamore dhe refuzimi për t’u dhënë inspektorëve të mi qasje të plotë janë shkak për shqetësim serioz” – tha Rafael Grossi.

Lajme të ngjashme