Trumpi e urdhëron pezullimin e të gjitha granteve dhe huave federale - NACIONALE

Trumpi e urdhëron pezullimin e të gjitha granteve dhe huave federale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar një pezullim të të gjitha granteve dhe huave federale duke filluar nga e marta, masë e gjerë që mund të pengojë programe të arsimit e kujdesit shëndetësor, asistencës për strehim, masave kundër fatkeqësive dhe një varg nismash të tjera që varen nga miliarda dollarë të autoriteteve federale.

Drejtori në detyrë i Zyrës për Menaxhim dhe Buxhet, e cila e mbikëqyr buxhetin federal, tha se fondet do të pezullohen gjatë kohës që administrata e Trumpit t’i rishikojë grantet dhe huatë për t’u siguruar që ato të jenë në vijë me prioritetet e presidentit, përfshirë urdhrat ekzekutivë që ai i nënshkroi javën e kaluar për t’u dhënë fund programeve për diversitet, barazi dhe përfshirje (DEI), raporton agjencia “Reuters”.

Drejtori në detyrë, Matthew Vaeth, tha se përdorimi i burimeve federale për politika që bien ndesh me agjendën e presidentit “është humbje e dollarëve të taksapaguesve që nuk e përmirëson jetën e përditshme të atyre që ne u shërbejmë”.

Lajme të ngjashme