Trumpi e përzgjedh për sekretar të Shëndetësisë aktivistin kundër vaksinave, Robert Kennedy Jr - NACIONALE

Trumpi e përzgjedh për sekretar të Shëndetësisë aktivistin kundër vaksinave, Robert Kennedy Jr

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nominimi i Robert F Kennedy Jr për sekretar të Shëndetësisë të Shteteve të Bashkuara nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka nxitur kritika të gjera ndaj të nominuarit, i cili është dalluar si aktivist kundër vaksinave që gjithashtu ka përkrahur teori konspirative të tjera që lidhen me shëndetësinë.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin “Truth Social”, Trumpi pretendoi se amerikanët kanë qenë “të shtypur nga kompleksi i industrisë ushqimore dhe kompanitë e ilaçeve”, raporton gazeta “The Guardian”.

Si reagim ndaj nominimit të Kennedy-t, “Public Citizen”, organizatë jofitimprurëse progresiste që përqendrohet te mbrojtja e konsumatorëve, tha: “Robert F Kennedy Jr është rrezik i qartë dhe i tanishëm ndaj shëndetit të kombit. Ai nuk do të duhej të lejohej në ndërtesën e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore e Njerëzore, e lëre më të vendoset në krye të agjencisë së vendit për shëndet publik.”

Appu Akkad, mjekt i sëmundjeve ngjitëse në Universitetin e Kalifornisë Jugore, e quajti njoftimin e Trumpit “ditë të frikshme për shëndetin publik”.

Kennedy ka thënë në të kaluarën se Trumpi do të bëjë shtytje për ta hequr fluorin nga uji i pijshëm, mineral që i forcon dhëmbët dhe e zvogëlon kavitetin, sipas Qendrave për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ai gjithashtu ka thënë se kishte një krimb në trurin e tij që “hëngri një pjesë të tij dhe pastaj ngordhi” dhe është zotuar se “do të hajë edhe pesë krimba truri dhe përsëri do t’i mposhtte” Trumpin dhe Bidenin në një debat skenik më herët këtë vit.

Lajme të ngjashme