Trump thotë se Zelenskyy ‘nuk dëshiron që të ketë paqe’ - NACIONALE

Trump thotë se Zelenskyy ‘nuk dëshiron që të ketë paqe’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Donald Trump ka kritikuar sërish Volodymyr Zelenskyy-n, pasi presidenti ukrainas tha se përfundimi i luftës së vendit të tij me Rusinë “është ende shumë, shumë larg”.

Duke shkruar në Truth Social, Trump u ndërlidh te ky koment për të akuzuar liderin ukrainas se nuk është i interesuar të negociojë një marrëveshje paqeje:

"Kjo është deklarata më e keqe që mund të kishte bërë Zelenskyy dhe Amerika nuk do ta tolerojë këtë për shumë gjatë! Kjo është ajo që kam thënë, ky njeri nuk dëshiron që të ketë paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës dhe, Evropa, në takimin që patën me Zelenskyy-n, deklaroi qartë se nuk mund ta kryejnë punën pa SHBA-në – Ndoshta nuk është një deklaratë e mirë për t’u bërë në aspektin e shfaqjes së forcës kundër Rusisë. Çfarë po mendojnë ata?"

Deklarata e ish-presidentit amerikan vjen disa ditë pas një shkëmbimi të tensionuar në Zyrën Ovale me Zelenskyy-n, që tronditi aleatët e Amerikës.

Lajme të ngjashme