Trump thotë se po largohet nga samiti i NATO-s me përshtypje më pozitive për aleancën
Pas samitit të NATO-s, Presidenti Donald Trump tha, ndërsa largohej, se kishte mbetur me një përshtypje më pozitive për aleancën sesa kur kishte mbërritur.
“Erdha këtu sepse ishte diçka që duhej ta bëja,” tha ai në një konferencë për shtyp në përmbyllje të samitit. “Por po largohem me një këndvështrim paksa ndryshe.”
Trump ka kritikuar prej kohësh NATO-n, duke pretenduar se shtetet anëtare po e mashtronin Shtetet e Bashkuara duke mos shpenzuar sa duhet për mbrojtjen, sipas CNN.
Edhe gjatë udhëtimit për në samit në Holandë, ai nuk e mbështeti plotësisht nenin 5 të NATO-s, marrëveshjen për mbrojtje të përbashkët.
Por komentet e Trump-it teksa largohej nga konferenca sugjeronin se përpjekjet e shumta për ta joshur këtë javë — përfshirë një marrëveshje kryesore për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje — kishin funksionuar.
“Ata kanë nevojë për Shtetet e Bashkuara, dhe pa Shtetet e Bashkuara, nuk do të jetë e njëjta gjë,” tha ai në konferencën për shtyp të mërkurën.