Trump takohet me Biden të mërkuren, njofton Shtëpia e Bardhë - NACIONALE

Trump takohet me Biden të mërkuren, njofton Shtëpia e Bardhë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këtë të mërkurë takohen Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden me Presidentin e zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, kanë njoftuar nga Shtëpia e Bardhë.

Zëri i Amerikës raportoi se takimi i zakonshëm mes presidentit në ardhje dhe atij në largim është i atillë që shënon fillimin e bartjes paqësore të pushtetit.

Gjë kjo e cila s’kishte ndodhur në vitin 2020, kur Donald Trump kontestonte humbjen në zgjedhje që i quante “të vjedhura”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden i telefonoi presidentit të zgjedhur Trump të mërkurën e kaluar për ta uruar dhe për ta ftuar të takohej në Zyrën Ovale.

Lajme të ngjashme