Trump konfirmon pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës, pritet të dorëzojë trofeun - NACIONALE

Trump konfirmon pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës, pritet të dorëzojë trofeun

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet të dielën në stadiumin “MetLife” në East Rutherford, New Jersey.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, tha se presidenti do të jetë në Nju Jork të premten për të marrë pjesë në një pritje të FIFA-s në Trump Tower në Manhattan dhe më pas në ndeshjen e së dielës në stadiumin “MetLife” në East Rutherford, New Jersey.

Deklarata e saj konfirmoi pjesëmarrjen e pritshme të Trumpit, pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha muajin e kaluar se do ta dorëzonte trofeun.

“Do të jemi me presidentin, do ta shijojmë finalen dhe sigurisht do t’ia dorëzojmë trofeun fituesit”, tha Infantino më 23 qershor.

Lajme të ngjashme