Trump kërcënon Omanin me bombardime nëse pengon marrëveshjen me Iranin - NACIONALE

Trump kërcënon Omanin me bombardime nëse pengon marrëveshjen me Iranin

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të hënën Omanin me bombardime nëse vendi ndërhyn në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin lidhur me Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur për gazetarin e Fox News, Trey Yingst, Trump iu referua bisedimeve që po zhvillohen mes Omanit dhe Iranit për kontrollin e ngushticës.

“Nëse Omani na del në rrugë, do ta bombardojmë rëndë”, citohet të ketë thënë Trump, shkroi The Guardian.

Trump gjithashtu ka ashpërsuar retorikën ndaj Teheranit, duke deklaruar se Irani duhet të “ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit”.

Lajme të ngjashme