Trump ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj Zelensky-t: I impresionuar nga fitoret e Ukrainës në fushëbetejë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si duket ka ndryshuar qëndrim ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, duke shfaqur optimizëm ndaj Ukrainës, i fascinuar nga sulmet e saj me rreze të gjatë në Rusi dhe industria e saj e fuqishme e dronëve ushtarakë.
Sipas një raporti të “The Wall Street Journal”, ky është një kthesë e madhe nga mendimi i tij i mëparshëm se Ukraina po e humbiste luftën. Zyrtarët e lartë amerikanë vlerësojnë se Trumpit “i pëlqejnë fituesit” dhe Presidenti Volodymyr Zelensky po duket gjithnjë e më shumë i tillë në sytë e tij.
Trump është shprehur privatisht “shumë i impresionuar dhe entuziast” nga sulmet e Ukrainës ndaj infrastrukturës ushtarake dhe energjetike thellë brenda Rusisë, raporton “The Wall Street Journal”.
Raporti tha se Trump fillimisht besonte se ushtria ruse do të mbizotëronte Ukrainën, por presidenti amerikan tani e sheh Presidentin rus Vladimir Putin "në një dritë më pak të favorshme".
Trump i ka thënë Putinit se dëshiron që lufta të përfundojë, duke përmendur numrin e lartë të viktimave nga të dyja palët.
Trump ka filluar ta admirojë industrinë e dronëve të Ukrainës, veçanërisht aftësinë e saj për t’u mbrojtur nga i njëjti lloj dronësh me të cilët u përball SHBA-ja në luftën e saj me Iranin, thuhet në raport.