Tromp: Materialet që u përdorën nga mbrojtja e Millosheviqit, do të shfrytëzohen kundër krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Tromp: Materialet që u përdorën nga mbrojtja e Millosheviqit, do të shfrytëzohen kundër krerëve të UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit dhe hulumtuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp ka vlerësuar se mbrojtja e krerëve të UÇK-së duhet të alaramojë për provat që Prokuroria po i merr nga Serbia.

Tromp në një intervistë për gazetën Nacionale, ka theksuar se Prokuroria e Specializuar në Hagë do të furnizohet me prova që u përdorën nga mbrojtja e Millosheviqit.

“Së dyti, në Tribunalin e Hagës dhe më së shumti gjatë gjyqit të Sllobodan Millosheviqit, ne kemi zbuluar se UJ-ja dhe MPB-ja si institucione shtetërore të ish-RSJ-së (federale; Republika Jugosllave) dhe Serbisë formuan komisionin e saj shtetëror për bashkëpunim me Tribunalin ku shumë ishin anëtarë të kriminelëve famëkeq të luftës. Ky komision përgatiti materiale (të bëra në zyrat e tyre pas luftës) për të përgatitur Millosheviqin për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të Prokurorisë. Këto materiale post-fakto janë përdorur edhe për përgatitjen e dëshmitarëve të mbrojtjes së Millosheviqit. Këto materiale janë ende të pranishme në arkivat shtetërore në Beograd dhe pa dyshim që këto materiale do t'i dorëzohen Prokurorisë së Specializuar”, ka thënë Tromp.

“Por është sa e ndërlikuar aq edhe e rrezikshme, të mbështetesh në burimet e ofruara nga një palë shumë e rëndësishme në konflikt. Ky prokuror dhe kjo gjykatë nuk është krijim i shtetit të Serbisë. Përkundrazi, është krijim i shtetit të Kosovës. Pra, nëse i përdor provat, dokumentacionet dhe provat gojore të ofruara nga Serbia në mënyrë dërrmuese, prokuroria duhet të ketë një mënyrë të mirë për ta arsyetuar atë. Përndryshe, Mbrojtja mund të gjejë mënyrën për të minuar besueshmërinë e ndonjë prej dokumenteve individuale ose dëshmitarëve gjatë marrjes në pyetje. Do të ishte shumë e pamatur nga Prokuroria të përdorte materialin e siguruar nga shteti serb dhe institucionet e tjera”, theksoi më tutje Nevenka Tromp.

Lajme të ngjashme