Tri vatra zjarri ende aktive në Kosovë, nga 25 gjithsejt gjatë ditës - NACIONALE

Tri vatra zjarri ende aktive në Kosovë, nga 25 gjithsejt gjatë ditës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka bërë të ditur se, bazuar në informatat e marra gjatë ditës së sotme, në territorin e vendit janë identifikuar gjithsej 25 zjarre.

Nga numri i përgjithshëm, 3 ende mbeten të pashuara, ndërsa 22 të tjerat janë nën kontroll.

Në këtë kontekst, AME-ja i ka drejtuar një thirrje publikut për të raportuar incidentet e zjarrvënies dhe për t'i kontaktuar numrat e urgjencës.

"Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë tek organet ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Në të njëjtën kohë, Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po veprojnë pandërprerë në terren për menaxhimin e situatës" *thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme