Tri raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Tre persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku sipas tyre nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
Gjatë 24 orëve MSH ka njoftuar se janë shëruar tre persona nga COVID-19.
Gjatë ditës së shtunë në Kosovë janë kryer 64 testime, ndërsa numri i rasteve aktive është 29.
