Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje vetëm në Prishtinës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, në këto tri raste dhunë është ushtruar ndaj grave nga burrat e tyre.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 29.05.2023 – NN. Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar kishte përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Viktima më 05.06.2023 e ka paraqitur rastin si dhe disa fotografi të lëndimeve të shkaktuara nga i dyshuari. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në procedurë hetimore.
Prishtinë 03.06.2023 – 22:16. Me 05.06.2023 dy viktimat (nënë e djalë) kosovarë kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti gjegjësisht prindi) ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre. Viktimat ndjehen të rrezikuar dhe në lidhje me rastin është njoftuar QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave. I dyshuari është kërkuar, por nuk është hasur nga policia. Rasti vazhdon të hetohet.
Prishtinë 05.06.2023 – 13:35. Viktima femër kosovare raporton për një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj mashkull kosovar. Palët e përfshira në rast janë intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, rasti vazhdon të hetohet.