Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë.

Sipas raportit të policisë, një rast i dhunës është raportuar në Obiliq, një në Prizren dhe një Gjakovë.

Në të tri këto raste, cak i dhunës kanë qenë gratë e ndërkohë janë arrestuar tre burra.

Raporti i plotë i PK-së:

DHUNË NË FAMILJE

Obiliq 19.07.2023 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkaqe xhelozie ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren 19.07.2023, 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 17.07.2023 – 21:00. Më 19.07.2023 lidhur me rastin është paraqitur në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme