Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

Shtërpce / 02.04.2026 – 18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 02.04.2026 – 20:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

Skenderaj / 02.04.2026 – 11:30. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme