Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

· Obiliq / 07.12.2025 – 10:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima mashkull kosovar ishte fjalosur me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 07.12.2025 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Kamenicë / 07.12.2025 – 10:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar. Palët e përfshira në rast janë sjellë stacion policor dhe janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit.

Lajme të ngjashme