Tri raste të dhunë në familje për një ditë në Prishtinë
Tri raste të dhunë në familje janë raportuar për një ditë në Prishtinë.
Sipas policisë, cak i dhunës kanë qenë gratë.
Për këtë raste janë arrestuar tre burra ndërsa një është në kërkim policor.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 14.08.2024-01:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 14.08.2024-14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe ka pasur psikike nga i njëjti. I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore.
Prishtinë 14.08.2024, 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.