“Tri herë tentuan të më vrisnin”, si rrëfente Xhavit Haliti atentatet ndaj tij? - NACIONALE

“Tri herë tentuan të më vrisnin”, si rrëfente Xhavit Haliti atentatet ndaj tij?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Televizioni shqiptar A2 ka publikuar një lajm për një plan për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti, dhe të deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

Ky i fundit vite më parë kishte rrëfyer se ai ishte disa herë cak i planeve për eliminimin e tij fizik.

Në një intervistë për RTK, ai theksonte se ka pasur 3 përpjekje për vrasjen e tij.

“Unë i kam pasur 3 përpjekje për të më vrarë nga UDB-ja. Dhe i di kush janë ata, njëherë në Kosovë, në Itali dhe në Zvicër. Ka njerëz që kanë paguar të më vrasin, janë njerëz të opozitës së sotme, ka edhe të afërm të mi që kam bashkëjetu me ta, për shkaqe xhelozie besoj më shumë. Por, po besoj që janë të shkuara. “, ka deklaruar Haliti.

Ai theksonte se nuk dëshiron ta akuzonte askënd për këto plane të vrasjes ndaj tij.

“Nuk dua ta akuzoj askënd. Askujt si kam bërë keq. Por, në qoftë se do të më donin të gjithë do të ndihesha keq, por edhe në qoftë se nuk do të më donin të gjithë do të ndihesha sërish keq. Kjo është politika. Ajo që unë kam kërkuar publikisht sa herë, dhe e kam kërkuar edhe me shkrim edhe nga EULEX-i, nga Prokuroria, ambasadat edhe në Shqipëri, është që kam kërkuar të hetohem për gjithçka. Por, unë s’kam asgjë për të fshehur”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme