Trendafilova: Gjykata Speciale mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm - NACIONALE

Trendafilova: Gjykata Speciale mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar se Gjykata Speciale mund të shqiptojë edhe "dënime me burgim të përjetshëm".

“Gjykata mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm. Gjykatësit mbështeten në Kodin Penale të Kosovës dhe mund ta marrin në konsideratë. Gjykatësit mbështeten në Kodin Penale të Kosovës dhe mund ta marrin në konsideratë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova po qëndron në Kosovë, ku para gazetarëve e shoqërisë civile raportoi për punën e Gjykatës Speciale.

Takimi që nisi me tensione paraprakisht në rrugë, nga protesta e PSD-së, tashmë është stabilizuar në kontekstin e kushteve të punës, por jo edhe nga pyetjet sfiduese nga gazetarët.

Lajme të ngjashme