Tre të vrarë e shtatë të plagosur nga të shtënat në një shkollë të ShBA-së - NACIONALE

Tre të vrarë e shtatë të plagosur nga të shtënat në një shkollë të ShBA-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën tre persona janë vrarë, përfshirë të dyshuarin, dhe shtatë të tjerë janë lënduar pas të shtënave në një shkollë në Missouri të Shteteve të Bashkuara.

Një person i armatosur hyri në Shkollën e Mesme Qendrore për Arte Pamore dhe Performuese pak pas orës 9 të mëngjesit të hënën sipas kohës lokale.

Dyert e shkollës ishin të mbyllura me çelës dhe nuk ishte menjëherë e qartë se si i dyshuari kishte arritur të hynte brenda, raporton televizioni BBC.

Dëshmitarët thanë se disa njerëz shpëtuan për shkak se sulmuesit iu bllokua arma gjatë sulmit.

I dyshuari është një ish-nxënës 19-vjeçar, i cili u ballafaqua me policinë dhe nuk u mbijetoi plagëve.

Motivi për sulmin në shkollën me rreth 400 nxënës është i paqartë. Një vajzë adoleshente u shpall e vdekur brenda shkollës, ndërsa një grua vdiq në spital, sipas medieve lokale.

Lajme të ngjashme