Tre të vdekur dhe 11 të lënduar- Bilanci tragjik i aksidentit në Kroaci - NACIONALE

Tre të vdekur dhe 11 të lënduar- Bilanci tragjik i aksidentit në Kroaci

2 javë më parë

nga NACIONALE

Të premten rreth orës 21:30, një tren pasagjerësh dhe mallrash janë përplasur në afërsi të Rajiqit afër Novskës në Kroaci, shkruan Index.hr.

Sipas informacioneve të fundit, konfirmohet se kanë humbur jetën tre persona, ndërsa 11 janë lënduar.

Informacionet jozyrtare thonë se në mesin e të plagosurve janë edhe disa të huaj shtetas të Iranit.

Sipas HRT, ata që vdiqën n aksident janë shtetas kroatë.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka vizituar mbrëmë vendin e aksidentit me ministrat, të cilët kanë thënë se ishte një aksident që njerëzit nuk e kishin parë më parë.

Lajme të ngjashme