Tre të arrestuar në Gjilan, dyshohen për trafikim me njerëz - NACIONALE

Tre të arrestuar në Gjilan, dyshohen për trafikim me njerëz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë arrestuar tre persona në Gjilan mbi dyshimin e kryerjes së veprës ‘Trafikim me njerëz’.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se dy nga të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë dhe një nga Kosova.

Policia njofton se në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2 mijë e 650 euro para të gatshme dhe 3 telefona mobil.

Sipas Policisë, të nëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

TRAFIKIM ME NJERËZ/Gjilan 30.10.2022 11:30 Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante , janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të shqipërisë dhe një kosovar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartë cekur. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme