Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për kiminë e "klikimeve" - NACIONALE

Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për kiminë e "klikimeve"

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Shkencëtarët Carolyn Bertozzi, Morten Meldal dhe Barry Sharpless fituan të mërkurën Çmimin Nobel 2022 në Kimi, për zbulimin e reaksioneve që lejojnë molekulat të bashkohen për të krijuar komponimet e dëshiruara dhe që ofrojnë njohuri mbi biologjinë qelizore.

Organi që jep çmime, në një deklaratë të dhënë tha se, teknologjitë e njohura si kimia e klikimeve dhe kimia bioortogonale tani përdoren globalisht për të eksploruar qelizat dhe për të gjurmuar proceset biologjike.

“Duke përdorur reaksione bioortogonale, studiuesit kanë përmirësuar shënjestrimin e barnave farmaceutike të kancerit, të cilat tani po testohen në provat klinike”, thuhej më tej në deklaratë.

Çmimi në vlerë prej 10 milionë korona suedeze (915,072 dollarë), u dha nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Lajme të ngjashme