Tre persona shkuan nga Nigeria në Ishujt Kanarine duke qëndruar në “bishtin” e anijes
Roja bregdetare spanjolle ka shpëtuar tre emigrantë që kishin qëndruar pak mbi sipërfaqen e ujit, në “bishtin” e një anije që arriti në Ishujt Kanarine nga Nigeria.
Në një fotografi të publikuar të hënën në rrjete sociale nga roja bregdetare, tre personat shihen mbi pjesën që përdoret për ta kontrolluar drejtimin e anijes transportuese “Alithini II”, shkruan gazeta “The Guardian”, përcjell Nacionale.
Anija me flamur maltez arriti në Las Palmas të hënën pasdite pas lundrimit 11-ditor nga Lagosi i Nigerisë, sipas uebfaqes “Marine Traffic”, që ofron të dhëna për lundrimin e anijeve.
Emigrantët u dërguan në port dhe u kontrolluan për dehidrim e hipotermi nga personeli shëndetësor, thuhet në njoftimin e rojës bregdetare.
Shkuarja e emigrantëve në Kanarine, pas një kalimi të rrezikshëm nga Afrika Veriore, është shtuar shumë nga fundi i vitit 2019, pasi masat e kontrolli nëpër rrugët e Mesdheut ishin ashpërsuar.
Në tetorin e vitit 2020, katër persona ishin vendosur në “bishtin” e një anije me naftë nga Lagosi i Nigerisë, duke qëndruar të fshehur dhjetë ditë para se të zbuloheshin nga policia, kur anije kishte arritur në Las Palmas.