Tre muaj nga fillimi i seancës konstituive, Hamiti: Rekord i palavdishëm
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar VV-në për moskonstituimin e legjislaturës së nëntë.
A ka bërë me dije se sot janë bërë fiks tre muaj që ka filluar procesi i konstituimit të Kuvendit dhe ende nuk ka marrë epilog.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se ky rekord është i palavdishëm.
“Sot tre muaj ka nisur mbledhja konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ende nuk është kryer. Rekord i palavdishëm! Partia që doli e para në zgjedhje, VV-ja e Albin Kurtit, po bëhet se do ta konstituojë Kuvendin. Po thotë se i ka votat për Qeveri, që do të kryenin punë edhe për Kuvend. Po t’i kishte votat dhe po të donte, konstituimi do të mund të ndodhte sot, në përpjekjen e 47-të. Mbledhja konstituive do të kryhej mbas tre muajsh!”, ka shkruar Hamiti.