Tre burra të akuzuar për sulmet e 11 shtatorit bëjnë marrëveshje për pranimin e fajësisë - NACIONALE

Tre burra të akuzuar për sulmet e 11 shtatorit bëjnë marrëveshje për pranimin e fajësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tre prej burrave të akuzuar për komplot rreth sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA kanë hyrë në një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Khalid Sheikh Mohammed, Walid Muhammad Salih Mubarak Bin Attach dhe Mustafa Ahmed Adam al-Hawsawi kanë qenë duke u mbajtur në një bazë të forcave detare amerikane në Guantanamo me vite pa gjykim, raporton televizioni BBC.

Hollësitë e marrëveshjes nuk janë publikuar, por mediat amerikane thonë se këta persona do të deklarohen fajtorë në këmbim që prokurorët të pajtohen për të mos e kërkuar dënimin me vdekje për ta.

Gati tre mijë njerëz në Nju-Jork, Virgjinia dhe Pensilvani u vranë gjatë sulmeve të vitit 2001, të cilat e kishin nxitur “Luftën ndaj Terrorit” dhe pushtimin e Afganistanit dhe Irakut.

Këto ishin sulmet më vdekjeprurëse në territorin e ShBA-së që nga sulmi i Japonisë më 1941 në Pearl Harbour, kur ishin vrarë 2.400 njerëz.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë fillimisht u njoftua në një letër të dërguar nga prokurorët familjeve të viktimave, sipas gazetës “The Neë York Times”.

Lajme të ngjashme