Tragjike: E dhunuara në Ferizaj, familja e martoi në moshën 15-vjeçare - NACIONALE

Tragjike: E dhunuara në Ferizaj, familja e martoi në moshën 15-vjeçare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një 18-vjeçare dyshohet të jetë dhunuar në Ferizaj nga një 48 vjeçar. Por, problemet e 18 vjeçares, kishin filluar shumë kohë më parë, kur familja e saj kishte vendosur që të martonte atë në moshën 15 vjeçare, raporton Sinjali.

18-vjeçarja, kishte kundërshtuar këtë martesë atëbotë, dhe kishte tentuar që të ndahej nga burri i saj, por prindërit e kishin refuzuar këtë ndarje.

Ajo ishte njoftuar më tashmë atë që dyshohet se ëhtë dhunuesi i saj, përmes rrjeteve sociale. Raportohet se ky njoftim kishte ardhur si tentim nga ikja e martesës së imponuar nga prindërit e sajë.

Pasi që kishte arritur të ikte nga martesa e padëshiruar, 18-vjeçarja kishte filluar bashkëjetesën me të akuzuarin F.E., e cila kishte zgjatur disa muaj, pasi që dhuna fizike që kishte përjetuar gjatë këtyre muajve e kishte detyruar që të largohej nga i dyshuari.

Ajo ishte njoftuar më një person tjetër, ku ishte duke qëndruar në shtëpinë e tij, pasi që ai ishte larguar nga Kosova.

Por, edhe kësaj rradhe kishte përjetuar dhunë, ku kishte vendosur që të kthehej në shtëpinë e prindërve të saj.

Sipas Sinjalit, ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, por është zbuluar dje, kur vajza, e tmerruar nga ajo që ka ndodhur kishte arritur që përmes dikujt në lokal, të kërkojë ndihmë nga Policia.

Policia është aktivizuar menjëherë për të siguruar prezencën e të dyshuarit, me ç’rast i njëjtit është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Dhunimi”.

Kujtojmë që ligji e ndalon martesën e personave nën moshën 16-vjeçare.

Lajme të ngjashme