TransParto - Platforma online që ndërlidhë transportuesit me dërgues të mallrave - NACIONALE

TransParto - Platforma online që ndërlidhë transportuesit me dërgues të mallrave

1 vit më parë

nga NACIONALE

TransParto, vendtakimi më i madh shqiptar për transport, tashmë është online në www.transparto.com dhe po ofron zgjidhje moderne për digjitalizimin e industrisë së transportit.

Platforma online u mundëson biznesve dhe individëve që të postojnë mallrat e tyre për transport me pak klikime (duke cekur detaje të rëndësishme lidhur me mallrat dhe transportin), të marrin oferta nga kompani të ndryshme transporti dhe të zgjedhin ofertën që i përshtatet më mirë nevojave të tyre.

Për ata që kanë kompani transporti, TransParto ofron mundësinë për të gjetur punë të reja, duke mos humbur asnjë klient potencial. Transportuesit mund të analizojnë kërkesat për transport të mallrave dhe të bëjnë oferta të personalizuara, duke përdorur vetëm pak klikime.

Me një proces të thjeshtuar dhe transparent, TransParto synon ta bëjë më të lehtë dhe më efikase lidhjen midis transportuesve dhe dërguesve të mallrave, duke krijuar një rrjet të madh të bashkëpunimit.

Regjistrimi në platformë është falas dhe u hap dyert të gjithëve që kanë nevojë për shërbime të transportit apo që ofrojnë këto shërbime.

Bashkohuni tani me platformën më të madhe shqiptare për transport në www.transparto.com dhe përfitoni nga përfitimet që sjellë digjitalizimi në industrinë e transportit!

Lajme të ngjashme