Trajkoviq tregon pse vendosi të bëhet këshilltare e ministrit Nenad Rashiq
Rada Trajkoviq, politikane serbe, u emërua këshilltare e ministrit të ri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq.
Në një intervistë për N1 ajo ka treguar pse vendosi ta pranojë këtë funksion.
“Përfshirja jonë në qeverinë e Kurtit ka për qëllim të kuptojmë se çfarë po diskutohet, duke qenë se është një temë krejtësisht e mbyllur jo vetëm për publikun e Serbisë, por edhe për ata që janë të prekur drejtpërdrejt nga ajo, përkatësisht serbët nga Kosova”, tha Trakoviq.
“Lista Serbe zbaton gjithçka që thotë Vuçiq. Një pjesë e pushtetit të Vuçiqit në Kosovë u ndryshua pjesërisht nga zgjedhja jonë”, tha Trajkoviq.
Ajo thekson se ideja është të forcohet komuniteti serb në jug të Ibrit.
E pyetur nëse ajo dhe Rashiq kanë hyrë në konflikt personal mes Vuçiqit dhe Kurtit, ajo e mohon.
“Zgjimi i njerëzve në terren është tashmë i ndjeshëm. Njerëzit po zgjohen edhe në veri. Nuk ka rrugë tjetër veç kësaj që është shumë e vështirë. A mendoni se është e lehtë për mua të duroj ofendime?”, deklaroi ajo.