Trajkoviq: Që të mbijetojë Serbia, Vuçiqi duhet të largohet sa më parë nga pushteti
Politikanja serbe që punon në Qeverinë e Kosovës si këshilltare në Ministrinë për Kthim, Rada Trajkoviq, ka folur sërish për vuajtjet e saj nga regjimi i Vuçiqit në kufi të Kosovës me Serbinë.
Në një intervistë dhënë për emisionin “Pa ngurrim”, Trajkoviq foli edhe se si kishte mbetur 24 orë në kufi pa bukë e ujë, por edhe pa insulinën që i duhej për shëndet.
“Që të mbijetojë Serbia, Vuçiqi duhet të largohet sa më parë nga pushteti,” – a shkruar ajo ndërkohë në Twitter.
Kujtojmë që ndaj znj. Trajkoviq ka pasur vazhdimisht sulme e linçime në mediat e afërta me regjimin e Beogradit. Asaj në mbrojtje i kishte dalë madje edhe ish presidenti serb Boris Tadiq.
BEZ USTRUČAVANJA - Rada Trajković: Da bi Srbija preživela Vučić mora što pre da ode sa vlasti!https://t.co/Nh8OUg1XbE
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) January 8, 2023
