Trajkoviq lirohet nga spitali, vazhdon kritikat e ashpra ndaj Vuçiqit
Rada Trajoviq është liruar sot nga spitali për të vazhduar mjekimin në shtëpi.
Këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka falënderuar mbeshtetise e saj në Serbie dhe Kosovë, duke thënë se kanë ndihmuar në rënien e maskës 'pro-evropiane' të Vuçiqit.
“Përshëndetje, njerëz të mirë. Mëngjesin e sotëm në orën 06:00 dola nga spitali për mjekim në shtëpi. Faleminderit secilit prej jush që luftuat për mua. Kjo më bëri më të fortë. Faleminderit të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi që me vendosmëri folën për torturën. Ata u treguan njerëz të mrekullueshëm! Nuk prisja më mirë nga regjimi. Ditët e fundit kanë ekspozuar fytyrën e tyre të vërtetë. Maska 'pro-evropiane' ka rënë dhe ne të gjithë e dimë tani me kë kemi të bëjmë: njerëz që urrejnë patologjikisht kundërshtarët dhe abuzojnë me ligjin për të shkatërruar këdo që i pengon, qoftë serb, shqiptar, kroat”, ka shkruar ajo.
Rada Trajkoviq ishte ndalur nga policia e Serbisë në pikën kufitare në Merdare.
Gjatë mbajtjes në këtë pikë kufitare, asaj i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Me pas, ajo ishte transferuar me ambulancë në spitalin e Prokuples.