Trajkoviç: Me marrëveshjen për dokmente fitoi Kosova, Kurti s’është i gatshëm për kompromis - NACIONALE

Trajkoviç: Me marrëveshjen për dokmente fitoi Kosova, Kurti s’është i gatshëm për kompromis

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, e ka quajtur fitore të padiskutueshmë për Kosovën marrëveshjen e 27 gushtit për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Trajkoviq mendon se ekipi i Serbisë ka dështuar që ta kushtëzojë marrëveshjen për dokumente me themelimin e Asociaiconit të Komunave Serbe.

“Kurti është i inkurajuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për kompromis. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë ata që kanë për qëllim një Kosovë multietnike”, ka shkruar Trajkoviq.

Marrëveshja për dokumente është arritur, por jo ende ajo për targa. Nga bashkësia ndërkombëtare janë shprehur optimist që edhe ajo mund të arrihet.

Lajme të ngjashme