Tragjedia me zjarrin në Koçan, jep dorëheqje kryetari i komunës - NACIONALE

Tragjedia me zjarrin në Koçan, jep dorëheqje kryetari i komunës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas tragjedisë me zjarrin në diskotekën “Puls”, ku jetën deri tash është konfirmuar se e kanë humbur 59 persona, dorëheqje ka dhënë kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov.

Kujtojmë se Papazov është kuadër i partisë në pushtet VMRO-DPMNE. Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale vet Papazov.

“Në këto momente të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë”, ka shkruar mes tjerash Papazov./tv21

Lajme të ngjashme