Tragjedi në Shqipëri: Një i vrarë dhe një i plagosur - NACIONALE

Tragjedi në Shqipëri: Një i vrarë dhe një i plagosur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person është vrarë me armë zjarri në Shkodër, disa minuta pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia-Kastrioti.

Ngjarja ka ndodhur pak metra larg stadiumit, në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Rrethanat dhe zhvillimi i ngjarjes janë ende të paqarta, shkruajnë mediat shqiptare.

Deri në këto momente nuk ka informacion mbi identitetin e viktimës dhe as të autorit.

Ndërkohë, edhe një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës këtë mbrëmje, ku një person është plagosur me armë zjarri.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, i plagosur ka mbetur Romeo Berberi, i cili ka marrë plumb në këmbë.

I plagosuri mësohet se është paraqitur në spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Edhe për këtë rast rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Lajme të ngjashme