Tragjedi në Mali të Afrikës: Autobusi bie nga ura, mbi 30 të vdekur - NACIONALE

Tragjedi në Mali të Afrikës: Autobusi bie nga ura, mbi 30 të vdekur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tridhjetë e një persona kanë vdekur, pasi një autobus doli nga rruga dh era nga një urë në Mali të martën.

Autobusi ishte rrugës për në shtetin fqinj, Burkina Faso, nga qyteza e Malit, Kenieba, kur ra nga një urë mbi Lumin Bagoe, raporton televizioni BBC.

Banorët lokalë thanë se, me gjasë, shkaktari i aksidentit ishte “dështimi i shoferit për ta kontrolluar automjetin”.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 sipas kohës lokale.

“Një autobus… që po largohej nga komuna Kenieba për në Burkina Faso, ra nga një urë. Shkaktari i mundshëm është humbja e kontrollit të automjetit nga ana e vozitësit” – thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Transportit.

Kjo ministri shtoi se në mesin e viktimave kishte shtetas të Malit, por edhe të rajoneve të tjera të Afrikës Perëndimore.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Mali për shkak të gjendjes së dobët të shumë rrugëve e automjeteve, si dhe transportit publik të mbingarkuar e të rregulluar në mënyrë të dobët.

Më herët këtë muaj, 15 persona vdiqën dhe 46 të tjerë u lënduan, pasi një autobus, që ishte nisur drejt kryeqytetit Bamako, ishte përplasur me një kamion, sipas agjencisë AFP.

Lajme të ngjashme