"Tradhti e pastër": Lahi Brahimaj i ashpër me Limajn nëse bashkohet me VV-në - NACIONALE

"Tradhti e pastër": Lahi Brahimaj i ashpër me Limajn nëse bashkohet me VV-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka thënë se nëse Limaj shkon me VV-në, do të ishte tradhti e pastër.

“Ai e ka humbur vetvetiu besimin që askush mos t’i besojë as deklaratës së parë, por as të dytës. Nëse brenda një muaji, një lider i ndërron qëndrimet 100%, atëherë cilës me i besu, të parës apo të dytës. Nuk i takon cilitdo burrë brenda muajit të ndërrojë 100% drejtimin”, ka deklaruar Brahimaj në “DPT te Fidani”.

“Unë ende po dua të besoj se z.Limaj nuk shkon, por nëqoftëse e bën një gjë të tillë, do të ishte e pandershme dhe do të ishte pabesi. Do të ishte tradhti, do të ishte tradhti e pastër. Ai që i luan fjalët, është tradhti”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme