Totaj: Sa po e shoh Kurtin, nuk besoj se do të ketë qeveri të dielën
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, nuk beson se Kosova do të ketë qeveri të re të dielën.
Ai ka bërë me dije se një gjë të tillë po e tregojnë lëvizjet e liderit të VV-së, Albin Kurti.
Në një intervistë për emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Totaj ka thënë se Kurti nuk po shpreh interesim për formimin e qeverisë së re.
“Nuk mund të dimë saktë, por me aq sa e shoh zotërin Albin Kurtin dhe deklaratat e tij, nuk besoj se do të ketë Qeveri”, ka thënë Totaj.