Top Channel: Arrestohet Noizy
Televizioni shqiptar “Top Channel” ka raportuar se mbrëmë është arrestuar në Shëngjin reperi shqiptar Noizy.
Arrestimi i reperit të njohur, sipas televizionit, është bërë nga policia shqiptare me kërkesë të policisë së Kosovës.
Arrestimi ka ndodhur teksa Noizy kishte po fillonte performimin e tij në klub në Shëngjin.
Këngëtari në fjalë të hënën ishte shpallur në kërkim nga Polica e Kosovës për lëndim të rëndë trupit.
I njëjti akuzohet për rrahje në një klub natë në qytetin e Pejës.
Për të njëjtin rast, Polica e Kosovës dje ka lëshuar fletarrest edhe për reperit tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj (Stresi).
“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Ndihma’ nё kryerjen e veprës penale ‘Lёndim i rёndё trupor’”, është thënë në njoftimin e policisë.