Tomë Gashi: Në trupin e Astrit Deharit janë gjetur shenja të goditjes me boks të hekurit - NACIONALE

Tomë Gashi: Në trupin e Astrit Deharit janë gjetur shenja të goditjes me boks të hekurit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, në konferencë për media ka prezantuar fotografi të trupit të Astrit Deharit.

Ai ka thënë se Dehari ishte goditur me boks të hekurit sa ishte në burg.

“Personi përgjegjës është vetë prokurori, dhe nëse ai hesht, bën që të mos jetë real dhe i paanshëm. Kërkesa tjetër që kam dërguar në prill është që prokurori t’i ftojë ekspertët e pavarur dhe të ftojë këdo. Në trupin e Astrit Deharit janë gjetur shenja të goditjes me boks të hekurit”, ka thënë Gashi, raporton Nacionale.

“Prokurori në vend të kërkojë hetim penal për personat që kanë dërguar këto prova në Zvicër, ai heshtë. Kam paraqitur kërkesë për hetim penal, që prokurori të hetojë personat përgjegjës kush ka dërguar provat në Zvicër të manipuluara. Kush është ky person i tretë? Është ideja e shkenctarëve që personi i tretë ka mundur të zbulohet me gjurmët e thonjëve. Dhe Prokurori për ta mbyllur këtë skandal, kërkon që të kërkohet se mbetjet e thonjëve janë harxhuar sa hetimet janë kryer në Kosovë”, ka thënë Tomë Gashi.

Lajme të ngjashme