Tomë Gashi në stilin e Hazir Borovcit, pretendon se foli me Skënderbeun: Gjergji na tha... - NACIONALE

Tomë Gashi në stilin e Hazir Borovcit, pretendon se foli me Skënderbeun: Gjergji na tha...

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Tomë Gashi, i cili njihet si fans i madh i Albin Kurtit, për një moment e ka harruar kryeministrin e Kosovës.

Ai sot ka çuditur publikun kosovar me një gjë tjetër, raporton Nacionale.

Avokati i njohur pretendon se dje ka folur me Gjergj Kastriotin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka treguar për dy porositë që ka marrë nga “biseda” me heroin kombëtar të shqiptarëve.

Sipas Gashit, “biseda” me Skënderbeu ka ndodhur në ditëlindjen e këtij të fundit.

“Me Gjergj Kastriotin dje ditelindjen e tije festuam Gjergji na tha: Duhet fort me punu qe kombin me bashku. Keta qe punojn dite e nate per okupatorin Gjergji tha; duhet vetem me i injoru...!”, ka shkruar Gashi.

Kjo nuk është hera e parë që një personalitet publik në Kosovë pretendon se ka folur me të vdekur.

Para disa viteve, edhe ish-kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci, pretendonte se ka biseduar me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Në tubimin për 27 vjetorit e themelimit të Degës së Tretë të LDK-së, ai pretendonte se gjatë një vizitës të varri i Rugovës kishte biseduar me liderin historik të LDK-së.

“Të nderuar të pranishëm në mesditë i bëmë një vizitë Presidenti historik Rugova. Bashkërisht me një grup veprimtarësh të Degës së Tretë. E informuam Presidentin për 27 vjetorin për ditëlindjen e degës së tretë, degës së Presidentit”, kishte thënë ai, duke dhënë detaje tjera.

“Presidenti na pyeti se si janë punët, si po shkojnë punët. E informuam për disa çështje, me të cilat nuk dua të ju ngarkojë tash juve”, ishte shprehur Borovci, duke treguar më pas për “porositë” e Rugovës.

“Presidenti dha porosinë ta rrisni sofrën e LDK-së, porosia e tretë mos na i prishni punët me miqtë perëndimorë , mos na i prishni punët me amerikanët”, ishte shprehur Borovci.

Lajme të ngjashme