Tomë Gashi ‘lëndohet’ nga dorëheqjet në VV, pretendon se po paguhen - NACIONALE

Tomë Gashi ‘lëndohet’ nga dorëheqjet në VV, pretendon se po paguhen

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Tomë Gashi, njëherit përkrahës i Lëvizjes Vetëvendsoje, po pretendon se dorëheqjet nga kjo parti, po paguhen.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gashi ka lënë të kuptohet se dikush po paguan për këto dorëheqje, megjithëse nuk ka dhënë ndonjë dëshmi rreth këtyre pretendimeve.

“A e din najkush sa po kushton një dalje nga VV? Kush po paguan a po dihet? Se janë shtrenjtu çmimet. Veç thashë të dihet, se edhe ashtu kot e kanë”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se kohëve të fundit ka pasur shumë dorëheqje nga partia në pushtet, sidomos në degën në Lipjan.

Ndërkaq, sot është raportuar se 22 anëtarë në degën në Podujevë janë të gatshëm që të largohen nga ky subjekt politik.

Lajme të ngjashme