“Toka milionëshe, kulmi i korrupsionit”: Surroi me kritika të ashpra për Ramën e Komunën e Prishtinës - NACIONALE

“Toka milionëshe, kulmi i korrupsionit”: Surroi me kritika të ashpra për Ramën e Komunën e Prishtinës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Flaka Surroi, gazetare veterane dhe opinioniste, ka shkruar një opinion që është botuar në mediumin “Koha”, ku ka renditur një mori kritikash ndaj qeverisjes në Komunën e Prishtinës, që udhëhiqet nga kryetari Përparim Rama.

Surroi ka shkruar se Prishtina mori primatin e lajmeve këtë javë “me një tashmë të ditur, me një që shkaktoi fatkeqësi dhe me një që i vjen era skandal me përmasa milionëshe.”

Surroi ka shkruar një lidhje me shembjen e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, që shkaktoi një tragjedi, duke e lënduar keq një qytetare që po kalonte aty pari.

Tutje, opinionistja e njohur ka shtruar një pyetje në lidhje me raportimin e Kohës rreth shkëmbimit të tokave për dy ish-klientë të Ramës.

“Çka fiton qytetari i Prishtinës që prona komunale me vlerë milionëshe t’u dorëzohet dy personave, të cilëve u ka dështuar një projekt? Nga ana tjetër, çfarë fiton Vetëvendosja me faktin se ia krijon kuorumin Ramës për marrjen e një vendimi të këtillë?” – janë pyetjet e Surroit.

Lajme të ngjashme