Tmerron Vulini, i akuzon Kurtin e Perëndimin se dëshirojnë spastrimin e serbëve nga Kosova - NACIONALE

Tmerron Vulini, i akuzon Kurtin e Perëndimin se dëshirojnë spastrimin e serbëve nga Kosova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Vulin, ish-shefi i BIA, që u sanksionua nga ShBA-ja, ka dhënë një intervistë për televizionin pro regjimit të Aleksandar Vuçiqit, “Pink”, ku ka folur për shumë tema. Në fakt, Vulini ka bërë shumë propagandë, duke përdorur një gjuhë me akuza arbitrare.

Në fjalën e tij, Vulini e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Perëndimin se po dëshiron të krijojë spastrim etnik.

“Një nga frika jonë më e thellë, që kur filluam të negocionim në Bruksel në vitin 2012, ishte heqja e transaksioneve të pagesave. Atë që e bëri Kurti, e bëri qëllimisht që serbët të largoheshin, që Kosova të pastrohet etnikisht dhe kjo është plotësisht në linjë me perëndimin absolutisht nuk e pranoj që këtë e ka menduar Kurti dhe e ka bërë vetë. Perëndimi po na gënjen vazhdimisht, na gënjen që nga momenti kur kemi nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe ende po na gënjen se do të formojë Bashkimin e Komunave Serbe, bëjnë sikur janë të tronditur, të habitur, të shqetësuar, po gënjejnë se duan që të gjithë serbët të largohen nga Kosova, por këtë herë në heshtje dhe paqësisht” - ka deklaruar Vulin, që u nderua kohë më parë nga Rusia me medalje nderi.

Lajme të ngjashme